Top News/ Armiku më i frikshëm i Izraelit…Hezbollahu; tunele, 150 mijë raketa e komandë fleksibël
25/09/2024 15:22

Zinxhiri fleksibël i komandës së Hezbollahut, bashkë me rrjetin e tij të gjerë të tuneleve dhe një arsenal të madh raketash dhe armësh që është përforcuar gjatë vitit të kaluar, po e ndihmon atë të përballojë sulmet e paprecedenta të Izraelit, thanë tre burime të njohura me operacionet e grupit militant libanez. Sulmet e fundit të Izraelit ndaj Hezbollahut kanë bërë që grupi i fuqishëm të tronditet. Të premten, Izraeli vrau komandantin që themeloi dhe drejtoi forcën elitare Radëan të grupit, Ibrahim Aqil. Por, burimet e njohura me operacionet e Hezbollahut, thonë për Reuters se grupi caktoi me shpejtësi një zëvendësues për komandantin e vrarë. Një burim i katërt, zyrtar i Hezbollahut, tha se sulmi ndaj pajisjeve të komunikimit nxorri 1,500 luftëtarë jashtë funksionit për shkak të plagëve të pësuara, ku shumë prej tyre ishin verbuar ose kishin humbur duart. Ndonëse një goditje e rëndë, ajo përfaqëson vetëm një pjesë të fuqisë së Hezbollahut, të cilën një raport për Kongresin amerikan e vendosi në 40 deri në 50 mijë luftëtarë. Lideri i Hezbollahut, ka thënë ndërkohë se grupi ka 100,000 luftëtarë. Që nga tetori, Hezbollahu ka mbledhur luftëtarë nga zona të tjera të vendit, thanë tre burimet. Ai gjithashtu ka sjellë raketa në Liban me një ritëm të shpejtë, duke parashikuar një konflikt të zgjatur. Mbështetësi kryesor dhe furnizuesi i armëve i Hezbollahut është Irani. Grupi është fraksioni më i fuqishëm në "Boshtin e Rezistencës" të Teheranit në të gjithë Lindjen e Mesme. Shumë prej armëve të tij janë modele iraniane, ruse ose kineze. Hezbollahu besohet se ka një arsenal nëntokësor dhe muajin e kaluar publikoi pamje që tregonin luftëtarët e tij duke drejtuar kamionë me raketahedhës nëpër tunele. Arsenali i Hezbollahut besohet se përfshin rreth 150,000 raketa, thuhet në raportin e Kongresit amerikan. Dhe raketat më të fuqishme balistike me rreze të gjatë veprimi duket se mbahen nën tokë. Hezbollahu ka shpenzuar vite duke ndërtuar një rrjet tunelesh që sipas vlerësimeve izraelite shtrihet në qindra kilometra. Arsenali dhe tunelet e grupit janë zgjeruar shumë që nga lufta e vitit 2006. Disa ekspertë theksojnë se ndryshe nga gaza, ku tunelet janë gërmuar me dorë në tokë ranore, në liban tunelet janë gërmuar thellë, në shkëmbinj malorë. Ndaj janë edhe më pak të arritshëm se tunelet e gazës dhe më të vështirë për tu shkatërruar se ata. Jo më kotë, disa analistë nënvizojnë se Hezbollahu është armiku më i frikshëm me të cilin izraeli është përballur ndonjëherë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20