Nigel Farage mori 5 milionë paund nga miliarderi i kriptomonedhave Christopher Harborne pak përpara se të njoftonte se do të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme britanike të vitit 2024, zbulon gazeta Guardian. Farage kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të kandidonte si deputet i mundshëm, por ndryshoi qëndrim në qershor 2024, brenda disa javësh pasi mori dhuratën personale nga biznesmeni me bazë në Tajlandë.