Top News/Armët taktike bërthamore në pozicion…Rusia nis fazën e tretë të stërvitjes pranë Ukrainës
31/07/2024 12:48

Rusia të mërkurën njoftoi se kishte nisur fazën e tretë të stërvitjeve për përdorimin e armëve bërthamore taktike, ku përfshihen forcat e angazhuara në konfliktin në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet po zhvilloheshin në rajonet ushtarake qendrore dhe jugore, që përfshijnë disa republika të Kaukazit të Veriut dhe Krimenë e aneksuar, si dhe katër rajone të Ukrainës jugore dhe lindore që Rusia pretendon se i ka aneksuar pavarësisht se nuk i kontrollon plotësisht. Distrikti ushtarak jugor përfshin qytetin rus të Rostov-on-Don, ku edhe ndodhet shtabi qendror i Moskës për operacionin ushtarak në Ukrainë. “Faza e tretë e stërvitjeve të forcave bërthamore jostrategjike ka filluar”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë. Kjo fazë e stërvitjeve përfshin trajnimin mbi sistemet raketore Iskander-M dhe avionë të ndryshëm, tha ministria ruse e mbrojtjes. Personeli ushtarak që do të marrë pjesë do të stërvitet për marrjen e "municioneve speciale" dhe për pajisjen e sistemeve raketore dhe avionëve. Presidenti Vladimir Putin në fillim të majit urdhëroi organizimin e këtyre stërvitjeve pjesërisht, sipas Kremlinit, në përgjigje të kërcënimeve të perceptuara nga vendet perëndimore, veçanërisht pasi Presidenti francez Emmanuel Macron hapi mundësinë e dërgimit të trupave franceze në Ukrainë. Faza e parë e stërvitjeve filloi në maj. Që nga fillimi i armiqësive në shkurt 2022, Putini ka evokuar disa herë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Në verën e vitit 2023, Rusia vendosi armë taktike bërthamore në aleatin e saj Bjellorusi, e cila gjithashtu kufizohet me Ukrainën. Minsku në maj njoftoi gjithashtu stërvitje të sinkronizuara ushtarake së bashku me Moskën për të verifikuar lëshuesit e saj taktikë të armëve bërthamore.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30