Top News/ Armët po vijnë! SHBA krah Tajvanit / Ligjvënësit amerikanë: Xi Jinping, ambicje agresive
27/05/2024 11:49

Zyrtari i lartë amerikan, Michael McCaul, tha të hënën se porositë e Tajvanit janë rrugës dhe se lojërat kineze që u ngjajnë luftërave, e kanë rritur nevojën për të forcuar kapacitetet e këtij ishulli në fushën e mbrojtjes. Kina e konsideron Tajvanin, ishull që, si pjesë të saj dhe është zotuar se do ta fitojë kontrollin e tij edhe përmes forcës, nëse është nevoja. Qeveria e Tajvanit, në anën tjetër, hedh poshtë pretendimet e Pekinit për ishullin. Në dy vjetët e fundit, Tajvani është ankuar për vonesa në ardhjen e armëve amerikane, si raketat Stinger, për shkak se prodhuesit amerikanë janë duke furnizuar Ukrainën. McCaul, udhëheqësi i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se ushtria e Kinës u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një mesazh të fuqishëm javën e kaluar. “Ne po çojmë përpara punën sa u përket sistemeve të armëve. Do të doja të shihja punë më të shpejtë, mirëpo armët po vijnë”, u tha McCaul gazetarëve në Taipei, pas takimit me presidentin e Tajvanit, Lai Ching-te. Ai tha se Tajvanit i duhen mjaftueshëm armë, në mënyrë që presidenti kinez, Xi Jinping të kuptojë që rreziqet e pushtimit të ishullit i tejkalojnë përfitimet. “Presidenti Lai dhe unë, si gjithmonë, kemi pasur bisedime shumë direkte për kërcënimin me të cilin përballet ishulli prej fqinjit të tij verior”, tha McCaul. Pa mbrojtje të fuqishme, Xi Jinping ka ambicie shumë agresive”. Kina e ka sanksionuar McCaul-in vitin e kaluar, pas një vizite që ai realizoi në Tajvan, për t’u takuar me zyrtarë të lartë atje.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55