Kryeqytetet perëndimore janë të dyzuar për dërgimin e tankeve moderne në Ukrainë, diçka që deri vonë konsiderohej tabu për aleatët e Kievit. Tanke të tilla, sipas Financial Times, shihen si thelbësore për përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin nga Rusia, e cila ka mobilizuar 150 mijë trupa për një ofensivë të re.