Top News – ‘Armët’ e spiunëve sovjetikë dalin në ankand në Beverly Hills
09/02/2021 12:13

Një dhëmb i rremë i mbushur më cianur dhe paketa cigaresh me kamera të fshehura janë mes mjeteve të spiunëve sovjetikë që do të dalin në ankand në Beverly Hills këtë javë. Shumë mjete spiunazhi të kohëve të shkuara janë në shitje në shtëpinë e ankandeve Juliens, e njohur për suveniret e Hollywood-it dhe kulturës pop. Dhe ky është vendi i duhur edhe për klasikët e James Bond, mes të cilëve mikrofonë të fshehur në stilolapsa, tavulla cigaresh dhe pjata porcelani. “Njerëzit që i kanë krijuar këto gjëra ishin në fakt pionierë të miniaturës”, thotë drejtori i galerisë, kodi frederik. “Të gjithë tani mbajnë një kamera me vete, të gjithë kanë një mikrofon, por shumë nga mjetet në këtë ankand, vijnë nga një erë kur telefonët celularë ishin të mëdhenj sa një tullë”. Kamera në miniaturë të vendosura në çanta femrash, rripa mesi, furça dhëmbësh, kollare etj, të përdorur nga agjentë sekretë të vërtetë, do të dalin të gjitha në shitje, në bllok. E kështu, njerëzit mund të kenë, një copë unike nga një kohë, kur digjitalizimi nuk ekzistonte dhe jeta ishte analoge. Pas rënies së bashkimit sovjetik, shumë prej këtyre sendeve thjeshtë u lanë pas në Evropën Lindore dhe më pas mundën të gjenin rrugën drejt muzeut jetëshkurtër të KGB në New Jork që u hap në janar 2019 por u mbyll vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Mes sendeve në shitje, janë një dhëmb i rremë me cianur që sipas ekspertëve mund të kapë një vlerë prej 1200 dollarësh. Dhëmbi ishte i projektuar që të thyhej kur kafshohej në një mënyrë të caktuar dhe agjenti i kapur mund ti jepte kështu fund jetës për të evituar torturën ose dhënien e informacioneve kompromentuese. Koleksioni përfshin edhe një kopje të çadrës bullgare, që u përdor në 1978 në Londër për të helmuar disidentin bullgar Georgi Markov, në një episod veçanërisht famëkeq të luftës së ftohtë. E ajo mund të shitet nga 3 deri në 5 mijë dollarë.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00