Bashkimi Europian i ka hapur rrugën 450 milionë eurove ndihma direkte ushtarake për Ukrainën, për sistemin e mbrojtjes ajrore, për bazukat si dhe për municionet dhe armatime të tjera ushtarake. 50 milionë euro të tjera janë parashikuar të jepen për karburantet dhe armatimet mbrojtëse. Në fakt paktet e BE nuk lejojnë që buxheti i unionit të përdoret për qëllime ushtarake. Por për të ndihmuar Ukrainën, BE-ja ka aktivizuar të ashtuquajturat "Mjete paqësore europiane”. Ky është një fond special i krijuar një vit më parë nga Këshilli i BE për vitet nga 2021 deri 2027. Tek ky fond mund të futen deri 5 miliardë euro për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe për mbrojtjen nga konfliktet.