Suedia të enjten premtoi se do të dërgojë sistemin e saj të artilerisë Archer, një obus modern i kërkuar nga Kievi prej muajsh, në Ukrainë, bashkë me mjete të blinduara dhe raketa anti tank. Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri Ulf Kristersson, tha se qeveria e tij kishte rënë dakord për një paketë ushtarake për kievin, përfshirë vendimin për fillimin e dërgimit të sistemeve të artilerisë Archer, në Ukrainë. Suedia, që ka thyer kështu doktrinën e saj të mos furnizimit me armë të një vendi në luftë, do të dërgojë edhe 50 mjete të blinduara CV-90 dhe raketa portative anti tank – tha qeveria.