Qytetarët në bashkëpunim me specialistët e policimit në zonë kanë afat deri më 31 Maj të regjistrojnë në sistemin elektronik SIMA, armët e gjahut dhe sportive. Kjo fushatë është ndërmarrë për shkak të ndryshimit të adresave por dhe emigrimit të shumë personave gjatë viteve të fundit. Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për regjistrimin e armëve të gjahut dhe sportive që prej vitit 1993. Afati për të regjistruar këto armë është dhënë afati deri më 31 Maj, ku detyra specifike u janë lënë specialistëve të policimit të zonave për të komunikuar me qytetarët të cilët kanë ndryshuar adresat apo kanë emigruar.