Dy granatahedhës të llojit M93, që u konfiskuan pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, janë pjesë e arkivit të prodhimit të fabrikës së armëve Zastava në Kragujevc. Kështu thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë nga ky prodhues armësh në Serbi, pas kërkesës për informacion me rëndësi publike.