Top News – Armët bërthamore, të tepërta…Putin: Tani kemi Oreshnik, ka të njëjtën fuqi
11/12/2024 15:30

Raketa balistike Oreshnik me rreze të mesme veprimi, për të cilën Vladimir Putin është mburrur kohët e fundit, mund të largojë nevojën për të përdorur armë bërthamore, tha presidenti rus. "Ajo që na duhet tani nuk është të përmirësojmë doktrinën bërthamore, por na duhen më shumë "Oreshnik", sepse këto sisteme moderne të armëve na vendosin në prag të eliminimit praktikisht të nevojës për të përdorur armë bërthamore," tha ai të martën në Kremlin. Putini i referohej Oreshnikut me aftësi bërthamore që Rusia lëshoi mbi qytetin ukrainas Dnipro, më 21 nëntor. Bazuar në raketën balistike ndërkontinentale RS-26 Rubezh, raketa e re thuhet se mban gjashtë koka luftarake konvencionale dhe ka një rreze veprimi deri në 5 mijë kilometra. Putini është mburrur me shpejtësinë e saj, që është 10 herë më e madhe se ajo e zërit, ose 10 Mach, cka e bën imune ndaj çdo sistemi të mbrojtjes raketore. Ai ka thënë gjithashtu se arma është aq e fuqishme saqë edhe raketat e pajisura me koka luftarake konvencionale mund të jenë po aq shkatërruese sa një sulm bërthamor dhe mund të shkatërrojë madje edhe bunkerët nëntokësorë. Përdorimi i saj në Dnipro ngriti alarmin mbi synimet e Moskës për armët bërthamore, sepse përkoi me zyrtarizimin e doktrinës së re bërthamore të Rusisë nga Putini, e cila uli pragun për përdorimin e armëve jokonvencionale. Ai po ashtu erdhi disa ditë pasi administrata Biden zemëroi Moskën duke lejuar Ukrainën të përdorë ATACMS me rreze më të gjatë veprimi brenda territorit rus.

Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
Top News- Shqipëria e Hungaria forcojnë mbrojtjen/ Shkëmbim i atasheve ushtarakë, dhe trajnim i FA
23/02 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, me 5% tatim
23/02 20:02
Top Channel/ Bukëpjekës, zanat në zhdukje! Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon subvencionim
23/02 19:58
Top Channel/ Këshilli i Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raporti do hartohet pas mbledhjes
23/02 19:57
Top News-‘Reforma territoriale gjithëpërfshirëse’/ Gonzato takon Maznikun e Boçin, kërkon konsensus
23/02 19:52
Top Channel/ Dy raporte për “Ballukun”! PS dhe PD do votojnë më 5 mars
23/02 19:39
Top News – PS u nxitua me rregulloren. Kushtetuesja e shfuqizon, Kuvendi ka 30 ditë kohë
23/02 18:03
Top News – ‘Ranë të gjitha alibitë’. PD kërkon imunitetin e Ballukut, PS kërkon kohë
23/02 17:17
Top News- Troje, karburant dhe ndërtesa / Fier, konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut
23/02 17:16
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Mbyllet pas 5 orësh mbledhja për Ballukun, Bardhi zbardh diskutimet
23/02 16:19
Top Channel/ Presidenti i ri, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota. Sot pret Abdixhikun
23/02 16:19
Top Channel/ Kuvendi diskuton “Ballukun”/ Mblidhet Këshilli i Imuniteteve, në takim
23/02 16:18
DIGITALB DIGITALB