Katari ka dhënë detaje mbi armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, që pritet të nisë në orën 7 të mëngjesit të të premtes. Vendi negociator zbuloi se fillmisht ishte rënë dakord për të enjten, por pati një mosmarrëveshje që e shtyu me 24 orë, teksa tashmë gjithçka është dakordësuar.