Top News/ Armëpushimi në rrezik, Izraeli kërcënon:Do hyjmë thellë në Liban, jo dallim me Hezbollahun
03/12/2024 15:20

Sulmet vdekjeprurëse ajrore izraelite dhe një sulm me mortaja nga Hezbollahu kanë rritur frikën se armëpushimi në Liban mund të shkërmoqet. Dhjetë persona u vranë në Libanin jugor të hënën në mbrëmje, tha ministria e shëndetësisë, pasi Izraeli kreu valën e tij më të madhe të sulmeve ajrore që kur të dyja palët ranë dakord javën e kaluar për t'i dhënë fund konfliktit 13 mujor. Ushtria izraelite tha se goditi luftëtarët e Hezbollahut, raketalëshuesit dhe infrastrukturën dhe u kërkoi autoriteteve libaneze të parandalonin atë që e quajti "aktivitet armiqësor" të grupit. Hezbollahu më herët kishte lëshuar dy mortaja mbi një bazë të ushtrisë izraelite në një zonë të diskutueshme kufitare, duke thënë se ato ishin një paralajmërim për atë që e shihte si "shkelje të përsëritur" nga Izraeli. Nuk raportohet për viktima. SHBA, që bashkë me Francën ndërmjetësuan marrëveshjen dhe po monitorojnë respektimin e saj, thanë se "në një masë të madhe" armëpushimi po zbatohej pavarësisht rasteve. Sipas marrëveshjes, Hezbollahut i janë dhënë 60 ditë kohë për t'i dhënë fund pranisë së tij të armatosur midis Linjës Blu, kufiri jozyrtar midis Libanit dhe Izraelit, dhe lumit Litani, rreth 30 km në veri. Forcat izraelite në anën tjetër duhet të tërhiqen nga zona gjatë të njëjtës periudhë dhe trupat e ushtrisë libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së do të vendosen atje. Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi ndërkohë të martën se nëse armëpushimi bie, izraeli do të hyjë më thellë në liban dhe nuk do të bëjë më dallime mes ushtrisë libaneze dhe hezbollahut. "Nëse i kthehemi luftës, do të veprojmë me forcë më të madhe dhe do të depërtojmë më thellë. Dhe atëherë nuk do të ketë imunitet për shtetin e Libanit," tha ai gjatë një vizite në kufirin verior të Izraelit, duke shtuar se "deri më tani tel-avivi ka bërë një dallim mes Libanit dhe Hezbollahut, por nuk do të jetë më kështu”.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36