Top News – Armëpushimi në grahmat e fundit…/ CNN: Trump do të rinisë operacionet ushtarake në Iran
12/05/2026 11:48

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se armëpushimi njëmujor midis SHBA-së dhe Iranit është në “grahmat e fundit” të jetës. Ai u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se, ndërsa armëpushimi mbetet në fuqi, ai është "jashtëzakonisht i dobët". Ai u tha gazetarëve: "Do të thoja se armëpushimi po mbahet në jetë artificialisht dhe ka afërsisht 1 përqind shanse për të jetuar'". Presidenti amerikan tha se udhëheqësit e Iranit ishin "njerëz shumë të pandershëm", duke shtuar: "Më është dashur të merrem me ta katër ose pesë herë, ata ndryshojnë mendje". "Atë copë mbeturinë që na dërguan, as nuk e mbarova së lexuari", tha ai. Trump gjithashtu akuzoi Iranin se po tërhiqej nga një marrëveshje për të lejuar SHBA-në të largonte furnizimin e tij me uranium të pasuruar. Ai këmbënguli se Irani "nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore". CNN shkruan ndërkohë se Trump është bërë gjithnjë e më i frustruar me mënyrën se si iranianët po i trajtojnë negociatat për t'i dhënë fund luftës, dhe disa ndihmës të tij thonë se ai tani po e shqyrton seriozisht një rifillim të operacioneve të mëdha luftarake. Trump është bërë i paduruar me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, si dhe me atë që ai e percepton si përçarje në udhëheqjen iraniane që po i pengon ata të bëjnë lëshime të konsiderueshme në bisedimet bërthamore, thanë burime të njohura me diskutimet. Përgjigja e fundit nga Irani, të cilën Trump e ka konsideruar si "krejtësisht të papranueshme" dhe "budallallëk", ka bërë që disa zyrtarë të vënë në pikëpyetje nëse Teherani është i gatshëm të marrë një pozicion serioz negociues. Ka kampe të ndryshme brenda administratës që po rekomandojnë rrugë alternative, thanë burimet. Disa, përfshirë zyrtarët në Pentagon, kanë argumentuar për një qasje më agresive për të ushtruar presion mbi iranianët në tryezën e bisedimeve, duke përfshirë sulme të shënjestruara që dobësojnë më tej pozicionin e Teheranit. Të tjerë, megjithatë, ende po bëjnë presion për t'i dhënë diplomacisë një shans tjetër, thanë burimet.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23