Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, do të vizitojë këtë të hënë Egjiptin dhe Izraelin, në kuadër të përpjekjeve për të siguruar armëpushim në Gazë. Blinken do të takojë presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në Kajro përpara se të udhëtojë në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Gjatë javës, Sekretari amerikan i Shtetit do të udhëtojë gjithashtu në Jordani dhe Katar, si pjesë e turneut të tij diplomatik.