Të shtëna me armë zjarri dhe fishekzjarre pasuan në mesnatë hyrjen në fuqi të armëpushimit në Bejrut, ndërsa në qytetin jugor të Sidonit, qytetarë të shumtë u mblodhën në rrugë me shpresën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Paralelisht, në terren ka nisur puna për riparimin e urave të shkatërruara gjatë luftës nga Izraeli. Megjithatë, vetëm në orët e para të armëpushimit, ushtria libaneze raportoi disa shkelje nga ana e Izraelit, përfshirë bombardime në fshatra. Nga ana tjetër, Hezbollahu ka lënë të kuptohet se do t’i përmbahet marrëveshjes.