Top News/ Armëpushim mes Izraelit e Hezbollahut…SHBA dhe aleatët kërkojnë ndaljen e luftimeve
26/09/2024 12:50

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian me aleatë kanë bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Liban, pas përshkallëzimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut. Blloku prej 12 shteteve kërkoi ndërprerje të menjëhershme 21-ditore të luftimeve, në mënyrë që të “mundësohet hapësirë drejt një zgjidhjeje diplomatike” dhe një armëpushimi në Rripin e Gazës. Në një komunikatë të përbashkët, këto vende thanë se luftimet janë të “patolerueshme” dhe se ato paraqesin “rrezik të papranueshëm për një përshkallëzim rajonal”, i cili nuk është në interes të popullit të Izraelit e as të Libanit. Kjo kërkesë vjen një ditë pasi ushtria izraelite tha se bombardimet ndaj shënjestrave të Hezbollahut mund ta hapin rrugën për një ofensivë tokësore në Liban. Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe Katari. SHBA-ja shpreson se armëpushimi i përkohshëm mund të çojë drejt stabilitetit afatgjatë përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit. Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, të cilat u përshkallëzuan javën e kaluar duke nxitur frikën për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme. Më shumë se 600 njerëz janë vrarë në Liban nga e hëna, kur Izraeli filloi bombardimet e pareshtura për ta shkatërruar atë që e quajti infrastrukturë të ndërtuar nga Hezbollahu prej luftës së fundit mes tyre më 2006. Rreth 90.000 njerëz në Liban janë zhvendosur vetëm këtë javë, sipas OKB-së. Rreth 40.000 të tjerë jetojnë në shatorre nëpër vend. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se synojnë ta përdorin armëpushimin trejavor për t’i rifilluar bisedimet e ngecura për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe për lirimin e pengjeve.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB