Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të martën, ku do të kërkojë një armëpushim energjetik me Rusinë. Ukrainasit druajnë se Rusia po përgatitet të godasë objektet e ngrohjes dhe të energjisë këtë dimër, pas intensifikimit të sulmeve ajrore nga të dyja palët që kanë dëmtuar rëndë portet, depot, anijet dhe infrastrukturën energjetike, si dhe kanë paralizuar eksportet nga Deti i Zi.