Armenia është mbështetur historikisht te Rusia për të siguruar aleancën në mbrojtje të kufijve të vetë tokësorë. Por, kjo aleancë konsiderohet sot si një gabim strategjik nga kryeministri i vendi, Nikol Pashinian. Në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica, Pashinian e ka akuzuar Rusinë se ka dështuar ta garantojë sigurinë e Armenisë, teksa kjo e fundit përballet me agresion të Azerbajxhanit fqinj për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.