Top News – Armenët dorëzojnë armët… Luftë 24 orëshe, nisin bisedimet për ‘integrimin’
21/09/2023 11:12

Përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe udhëheqja e armenëve etnikë në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut pritet të takohen më 21 shtator në perëndim të Azerbajxhanit për të diskutuar për “riintegrimin”, përderisa Bakuja synon të konsolidojë përfitimet e bëra gjatë ofensivës ushtarake 24 orëshe që kreu në këtë rajon. Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, tha se marrëveshja e armëpushimit që u ndërmjetësuar nga Rusia më 20 shtator duke i dhënë fund luftimeve, kishte “rivendosur sovranitetin” e shtetit të tij. Ai lavdëroi operacionin e forcave të shtetit të tij për të larguar udhëheqjen de facto në këtë territor. Ky operacion u zhvillua pothuajse tre vjet pasi gjatë një ofensive, Azerbajxhani mori shumë territore që për dekada kishin qenë nën kontrollin e armenëve etnikë – të cilët kishin mbështetjen e Jerevanit – dhe Aliyev tha se “vetëm në një ditë, Azerbajxhani përmbushi të gjitha detyrimet që ishin vendosur si pjesë e masave kundër terrorizmit”. Udhëheqja e Nagorno-Karabakut – territor që ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit dhe që armenët e quajnë Artsak – u detyrua që të pranonte kushtet e Bakusë për armëpushim. Operacioni ushtarak i Azerbajxhanit nisi më 19 shtator dhe paqeruajtësit rusë u dukën se nuk ishin të përgatitur ose nuk kishin vullnet që të reagonin. Avokati i Popullit në Nagorno-Karabak, Gegham Stepanian, tha se të paktën 200 persona janë vrarë gjatë operacionit dhe mbi 400 janë plagosur gjatë luftimeve, përfshirë edhe fëmijë. Kryeministri armen, Nikol Pashinian, duket se u zu në befasi nga ofensiva azerbajxhanase dhe ka theksuar se Qeveria e tij nuk është përfshirë në përpilimin e armëpushimit. Megjithatë, ai mirëpriti ndaljen e luftimeve.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20