Shqipëria ka qenë përherë një vend origjine për trafikun e armëve. Një vit më parë Britania e Madhe kërkoi ndihmën e prokurorisë speciale SPAK për të hetuar dy shtetas dhe një kompani eksporti, që dyshohet se kanë trafikuar armë në Afrikë. Synimi ishte që të zbulohej roli i të dyshuarve mbi aktivitetin në fushën e armëve nga 2009 deri në 2016.