Top News – Armë në Ukrainë përmes NATO-s / Trump paralajmëron ‘deklarim të madh’ për Rusinë
11/07/2025 12:24

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë duke dërguar armë në Ukrainë përmes NATO-s, një javë pasi Pentagoni bëri të ditur që do të ndalojë së dërguari disa armë në vendin e goditur nga lufta e Rusisë. Trump tha se do të bëjë një “deklarim të madh” për Rusinë më 14 korrik. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi në këtë aspekt, por ka folur për dërgimin e armëve. “Po i dërgojmë armë NATO-s, dhe NATO-ja po paguan për këto armë 100%. Pra, çfarë po bëjmë është që armët që po nisen, po shkojnë në NATO, dhe më pas NATO-ja do t’i dorëzojë këto armë në Ukrainë dhe NATO-ja do të paguajë për këto armë”, i tha Trump në një intervistë transmetuesit amerikan NBC. Më herët gjatë javës, Trump tha se do të kërkojë nisjen e disa armëve mbrojtëse për Ukrainën, pas komenteve negative të disa anëtarëve të Kongresit rreth njoftimit të Pentagonit, më 2 korrik, që armatimet do të ndalen, pas shqetësimeve se rezervat amerikane kanë rënë në mënyrë të konsiderueshme. Trump duket se e përmbysi këtë vendim më 8 korrik, kur tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa sulmet ruse po intensifikohen. Ai, gjithashtu, është shprehur i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës. Trump tha se po studion propozimin e senatorëve Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal për vendosjen e sanksioneve dhe tarifave ndaj shteteve që mbështesin luftën e Rusisë, dhe masa tjera ndëshkuese për sistemin bankar të Rusisë. “Besoj se do të bëj një deklarim të madh për Rusinë të hënën”, tha Trump gjatë intervistës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve që të përdorin “asetet ruse” për rindërtim të Ukrainës dhe ka kërkuar më shumë armë, investime dhe prodhim të përbashkët të armëve për mbrojtje.

Top News – Erdogan ndëshkon opozitën / Arreston një tjetër kryebashkiak dhe 40 zyrtarë
15/08 12:30
Top News – Gjermania paralajmëron Izraelin: Ndalo ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor
15/08 12:30
Top News – Trump e Putin vendosin për Ukrainën / Momenti më i rrezikshëm i luftës për Zelenskin
15/08 12:22
Top News – Putin vjen në Amerikë…Me limuzinë të blinduar për takimin historik me Trumpin
15/08 12:21
Top News – E gjithë bota më frymën pezull / Takimi historik mes Trump dhe Putin, të gjitha detajet
15/08 12:19
Top News – ‘Mos u ngatërro me mua…!’ Trump paralajmëron Putinin para takimit në Alaskë
15/08 12:17
Top Channel/ Putin niset drejt Alaskës, ukrainasit i kap “ankthi”!
15/08 12:00
Top Channel/ Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi!
15/08 11:23
Top Channel/ Takimi me Putin, Trump i bindur: “Nuk do të bëjë lojëra me mua”!
15/08 10:55
Top Channel/ BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!
15/08 10:54
Top News – Ukraina bombardon qytetet ruse / Të lënduar në sulmet e natës, në flakë një rafineri
15/08 10:27
Top Channel/ Shpërthen sërish dhuna në Serbi, natë e rrezikshme në disa qytete
14/08 23:14
Top Channel/ Shifra dramatike! 500 mijë hektarë e shkrumbuar nga zjarret në Evropë
14/08 22:49
Top News – ‘Trump shpëtoi Kennedy-n’. Richard Grenell për ndryshimet në institucionin kulturor
14/08 22:30
Top Channel/ Trump: Putin, gati për marrëveshje! Orët e fundit para takimit: 25% mundësi për dështim
14/08 19:35
Top Channel/ “Variant korean” për paqen? Trump ia bën të qartë Zelenskit:Hiq dorë nga disa territore
14/08 17:19
Top Channel/ Melania Trump kërcënon të padisë Hunter Biden me 1 mld dollarë për akuzat ndaj Epstein
14/08 17:17
Top News – Kur Rusia i shiti SHBA-së Alaskën…‘Amerika ruse’, 7.2 mln dollarë për ndryshimin e hartës
14/08 15:42
Top News – Putin teston raketën e re bërthamore /‘Burevestnik’ bëhet gati para takimit me Trump
14/08 15:32
Top Channel/ Si ia shiti Rusia Alaskën Amerikës, banorët: Mos na shisni më…
14/08 15:27