Policia e Durrësit sekuestroi një arsenal armësh zjarri si dhe mbi 400 bimë kanabis të mbjella në një shtëpi 4-katëshe në fshatin Sallmone të Shijakut. Në sajë të operacionit policor të kodar ‘Krahët e Krimit’, u vendos në pranga 46 vjecari Fredi Krasniqi dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi Bilacin total të operacionit e bëri me dije drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Skënder Hitaj. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se kati i tretë dhe i katërt i kësaj banese, ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.