Policia e Tiranës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar “Hunter” janë sekuestruar armë të ndryshme, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, bazuar në informacione të marra nga rrugët operative. Si rezultat i veprimeve të policisë, janë arrestuar dy shtetas, një 29 vjeçar, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, si dhe një 22 vjeçar.