Top News/ Armë e uniforma ushtarake në veri / Policia e Kosovës: Lidhje me rastin e Banjskës
21/11/2024 13:41

Policia e Kosovës gjatë dy ditëve të shkuara me aksione të ndryshme në veri të Kosovës në komunën e Zubin Potokut dhe atë të Zveçanit, ka gjetur sasi të konsiderueshme armatimi dhe pajisje tjera ushtarake. Policia njoftoi, se aksioni u zhvillua për të dyshuarin e identifikuar me iniciale S.M, që po kërkohet lidhur me një laborator droge. Por në vendin ku dyshohej se gjendej ai, u gjetën armatime. Ky rast sipas policisë ka të bëjë "me një person me interes, që dyshohet të jetë i lidhur me rastin Banjska”, rast ky i shtatorit të vitit të shkuar ku nga grupe serbësh të armatosur u vra një polic i Kosovës. "I dyshuari nuk u gjet në vendin ku dyshohej se mund të ishte, por në pronën e tij në mal, janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelekë taktikë, maska gazi, një tytë pistolete, pranga dhe 1.471 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë. Në veri të Kosovës muajve të fundit policia kanë njoftuar për gjetjen dhe shkatërrimin edhe të disa laboratorëve të drogës si edhe për shumë armatime në vendndodhje të ndryshme. Ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, në një reagim të tij, tha se armët që po gjenden në veri "nuk janë thjesht mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta". "Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë", shkroi Sveçla në Facebook, duke shfaqur edhe foto dhe video gjatë aksionit të policisë.

‘Rrethohet’ kryeministria/ Lëndohet gazetarja Kleida Muka gjatë raportimit live/ ‘Luftë’ në Bulevard/
31/10 21:19
Protesta e 19-të përshkallëzohet! Studentët largojnë deputetët e PD, u hodhën molotovë e gurë
31/10 18:30
Droni i policisë ‘shpërthen’ luftën/ Jo kamera! Jo gazetarë! Arrestime dhe…
31/10 18:29
Bulevardi në flakë/ Molotovë dhe plumba gome/ Policia largon me urgjencë median/ Ç’po ndodh?
31/10 18:17
‘Mos gjuani me llastiqe!’/ Policia paralajmëron protestuesit: Do arrestoheni nëse…
31/10 17:29
Pamje LIVE/ Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, drejtohen drejt Kryeministrisë
31/10 16:44
Tym dhe kaos, flakë nën autobotin e ujit, protestuesit hedhin molotovë
31/10 16:31
Breshëri gurësh, nuk ndalen përplasjet, protestuesit përballen me policinë, pamje LIVE
31/10 16:18
Përshkallëzohet protesta/ Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me ujë, kaos
31/10 16:16
Tensionet pranë Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit shkulin pllakat e trotuarit, i hedhin në…
31/10 16:15
Sazan Guri shpërthen keq kundër Berishës dhe Ramës, hap letrat LIVE: PD-ja çfarë pune ka këtu?!
31/10 14:57
Plas sherri, protestuesit përplasen me demokratët, shpërthen demokratja: Ik, ik, ik!
31/10 14:56
Flakadanë, digjen koshat, policia bën thirrje, uniformat blu bëhen gati
31/10 14:55
Demokratët nisen drejt ministrisë, i bashkohen studentëve, priten me brohorima
31/10 14:33
“Rama dhe Balluku” futen brenda protestës. Qytetarët hedhin lekë para policisë, thirrja e një babai
31/10 14:33
PD para Kryeministrisë/ Studentët te Ministria e Arsimit, nis protesta kombëtare, përplasjet e para
31/10 13:56
Ilirjana Kuçana braktis Berishën, i bashkohet studentëve, lëshon thirrjen e parë
31/10 13:50
Shpërthen keq Flamur Noka, godet Ramën dhe Arlind Qorin, mesazhi LIVE nga protesta
31/10 13:50
Nami nesër! Protestë masive para Kryeministrisë/ Policia zbarkon në terren, alarm për atë që pritet të ndodhë
30/10 21:08
Kane mund Mbappé dhe Jamal fiton Topin e Artë/ Analisti: E merituar
30/10 20:07