Top News/ Armë e rrezikshme kundër satelitëve / Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Rusia po punon
16/02/2024 11:14

Rusia po zhvillon një armë të re kundër satelitëve, shumë trazuese, thotë SHBA, por Moska ende nuk e ka dislokuar atë. Zëdhënësi i shtëpisë së bardhë, John Kirby, i bëri komentet një ditë pasi një përfaqësues republikan i dhomës së përfaqësuesve, lëshoi një paralajmërim të vagët për një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare. Arma do të vendoset në hapësirë dhe mban një mbushje bërthamore që mund të sulmojë satelitët. Por, John Kirtby nuk e ka konfirmuar këtë dhe refuzoi të japë detaje precize për kërcënimin. Moska akuzon SHBA se po e përdor pretendimin për një armë të re ruse, si një manovër për të detyruar kongresin që të miratojë ndihmën shtesë për ukrainën. Kirbi, që kohët e fundit është bërë edhe ndihmësi kryesor i presidentit Joe Biden, i tha gazetarëve se sidoqoftë nuk kishte një kërcënim të menjëhershëm për publikun amerikan. “Ne nuk po flasim për një armë që mund të përdoret për të sulmuar njerëzit apo për të shkaktuar shkatërrim fizik këtu në tokë”, tha ai. Presidenti Biden është informuar nga inteligjenbca amerikane, tha Kirbi, dhe administrata e tij po e merr shumë seriozisht zhvillimin e kësaj arme të re. Ai shtoi se presidenti kishte urdhëruar tashmë angazhim direkt diplomatik me rusinë, në lidhje me kërcënimin. Kryetari i komitetit të inteligjencës në dhomën e përfaqësuesve, Mike Turner, lëshoi një paralajmërim të koduar për një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare të mërkurën, duke ndezur një debat të ethshëm në kryeqytetin amerikan. Të enjten, Turner dhe pjesëtarë të tjerë të komitetit u takuan me këhsilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, për të diskutuar cështjen. Ndërsa armët hapësinore duken si sajesa të filmave fantastiko-shkencorë, ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar prej kohësh se hapësira mund të bëhet fronti i ri i luftës në një botë që gjithnjë e më shumë po bëhet e varur nga teknologjia.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58