Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…!? Putin: Shpresoj të mos ketë nevojë t’i përdor
04/05/2025 12:38

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një intervistë të transmetuar të dielën se nevoja për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë nuk kishte lindur ende dhe se ai shpresonte që të mos lindte. Në një fragment të një interviste për televizionin shtetëror rus të publikuar në Telegram, Putin tha se Rusia ka forcën dhe mjetet për ta çuar konfliktin në Ukrainë në një "përfundim logjik". Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me sulmet ukrainase ndaj Rusisë nga një gazetar i televizionit shtetëror, Putin tha: "Nuk ka pasur nevojë për të përdorur armë bërthamore ... dhe shpresoj që ato nuk do të jenë të nevojshme. Ne kemi forcë dhe mjete të mjaftueshme për ta çuar atë që filloi në vitin 2022 në një përfundim logjik me rezultatin që kërkon Rusia", tha ai. Putin në shkurt 2022 urdhëroi dhjetëra mijëra trupa ruse të hyjnë në Ukrainë, në atë që Kremlini e quan një "operacion ushtarak special" kundër fqinjit të saj. Megjithëse trupat ruse u zmbrapsën nga Kievi, forcat e Moskës aktualisht kontrollojnë rreth 20% të Ukrainës, duke përfshirë pjesën më të madhe të jugut dhe lindjes. Putini ka shprehur gatishmërinë e tij për të negociuar një zgjidhje paqësore në javët e fundit, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se dëshiron t’i japë fund konfliktit me mjete diplomatike. Frika nga përshkallëzimi bërthamor ka qenë një faktor në qasjen e zyrtarëve amerikanë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fillim të vitit 2022. Ish-drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, ka thënë se ekzistonte një rrezik real në fund të vitit 2022 që Rusia të mund të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04