Shtëpia e Bardhë mohoi të martën se Zëvendëspresidenti JD Vance sugjeroi që SHBA-të mund të përdorin armë bërthamore kundër Iranit gjatë deklaratave të tij të fundit në lidhje me operacionet ushtarake. Reagimi erdhi pasi Vance tha se forcat amerikane kanë mjete që "deri më tani nuk kanë vendosur t'i përdorin" për të zbatuar një ultimatum nga Presidenti Donald Trump. Shtëpia e Bardhë në një reagim në X pati një qëndrim të ashpër lidhur e interpretimet e deklaratës së JD Vance. "Fjalë për fjalë asgjë që JD Vance tha këtu nuk 'nënkupton' këtë, ju budallenj absolutë", shkroi Shtëpia e Bardhë. Deklarata iu drejtua një llogarie të lidhur me ish-nënpresidenten Kamala Harris. Ajo llogari tha se Vance nënkuptonte se Trump "mund të përdorë armë bërthamore". Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta pas paralajmërimit të Trump në një postim në mediat sociale se, "Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer më kurrë".