Top News- Armatoset Greqia, gati të shpenzojë 3 miliardë euro për sistemet antiraketore izraelite
21/07/2026 22:30

Organizmi më i lartë grek për sigurinë kombëtare pritet të miratojë të enjten një paketë prokurimi prej 3 miliardë eurosh për sisteme mbrojtëse të prodhuara në Izrael, si pjesë e mburojës së planifikuar të mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave “Mburoja e Akilit”. Programi përfshin sistemet Spyder All-in-One dhe David’s Sling të kompanisë Rafael, si dhe sistemin Barak MX të zhvilluar nga Israel Aerospace Industries (IAI), siç është raportuar më herët. Burime të mirëinformuara i thanë gazetës Kathimerini se Këshilli Qeveritar për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen (KYSEA) pritet gjithashtu të miratojë blerjen e sistemeve pa pilot V-BAT për operacionet e mbikëqyrjes së ushtrisë, avionëve pa pilot Heron për forcat ajrore, nëndetëseve Victa për njësitë e operacioneve speciale dhe avionëve të rinj të transportit C-390 Millennium. Miratimi nga KYSEA është hapi i fundit zyrtar i nevojshëm përpara zbatimit të programit më të madh grek të armatimeve në vitet e fundit. Nisma synon të mbrojë infrastrukturën kritike në ishuj dhe në territorin kontinental nga një gamë e gjerë kërcënimesh moderne, përfshirë raketat balistike, sulmet ajrore, sistemet autonome dhe kërcënimet kibernetike, shkruan Ekathimerini.Disa ditë pas mbledhjes së këshillit, përfaqësues të agjencisë izraelite SIBAT për bashkëpunimin në mbrojtje pritet të mbërrijnë në Athinë për të nënshkruar kontratat e përgatitura nga Drejtoria e Përgjithshme Greke për Armatimet dhe Investimet e Mbrojtjes (GDDIA).

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55