Një investigim i gazetës izraelite Haaretz pretendon se kompani kryesore të industrisë së mbrojtjes së Izraelit kanë furnizuar në mënyrë të fshehtë Katarin dhe Arabinë Saudite me sisteme të avancuara ushtarake me vlerë qindra miliona dollarë. Sipas dokumenteve dhe fotografive të analizuara nga media izraelite, kompanitë Elbit Systems dhe Israel Aerospace Industries (IAI) kanë marrë pjesë në projekte që përfshijnë sisteme mbrojtëse kundër raketave për avionët VIP të familjes mbretërore të Katarit, si edhe komponentë për avionët luftarakë F-15 të Katarit dhe Arabisë Saudite.