Top News – Armata masive në rrugë drejt Iranit / Trump paralajmëron Ajatollahun: Po ju vëzhgojmë
23/01/2026 11:18

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për Iranin, duke thënë se SHBA-të janë gati të sulmojnë nëse është e nevojshme. Duke folur në bordin e Air Force One, Presidenti tha se SHBA-të kishin vendosur fuqi të madhe ushtarake në rajon. "Ne kemi një armatë. Dhe ndoshta nuk do të na duhet ta përdorim. Do ta shohim." tha Trump. Në një koment të veçantë, ai shtoi: "Ne kemi një flotë të madhe që po shkon në atë drejtim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi një forcë të madhe që po shkon drejt Iranit. Do të preferoja të mos shihja të ndodhte asgjë, por unë kaq mund të them: po i vëzhgojmë nga afër". Këto komente vijnë ndërsa regjimi islamik i Iranit vazhdon shtypjen e dhunshme ndaj demonstruesve, me forcat e sigurisë që vrasin mijëra protestues pas javësh trazira në të gjithë vendin. Në një moment, Lindja e Mesme ishte përgatitur për sulme të mundshme amerikane në Iran pasi Trump u premtoi protestuesve se "ndihma është rrugës". Megjithatë, Shtëpia e Bardhë u zbut pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, njoftoi: "Nuk ka asnjë plan për varje, varja është jashtë diskutimit". Trump u tërhoq menjëherë pas kësaj, duke thënë se kishte marrë garanci se "vrasjet në Iran po ndalen". Por pavarësisht kësaj, burime iraniane kanë paralajmëruar se mijëra të burgosur janë ende në rrezik. Sipas tyre, regjimi iranian po blen kohë duke gënjyer Trumpin dhe do të bëjë cfarë të dojë sapo ai të humbasë fokusin.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58