Top News – Armata e tankeve ‘debuton’ në Ukrainë/ Rusia çon T-14 në fushëbetejë, ushtarët nuk i duan
25/04/2023 11:36

Rusia ka filluar të përdorë tanket e reja të saj të betejës, T-14, për të sulmuar pozicionet ukrainase por ata nuk po marrin pjesë ende në operacionet direkte të sulmit – tha agjencia shtetërore e lajmeve RIA, të martën, duke cituar një burim të afërt me cështjen. RIA tha se tanket ishin pajisur me mbrojtje shtesë në anë dhe ekuipazhet i ishin nënshtruar trajnimeve në koordinim luftarak. Tanku T-14, ka një kullë të telekomanduar me ekuipazhin që kontrollon në distancë armatimet, nga një kapsulë e blinduar dhe izoluar që ndodhet në pjesën ballore të mjetit. Tanket kanë një shpejtësi maksimale prej 80 kilometrash në orë – raporton RIA. Në janar, inteligjenca ushtarake britanike raportoi se forcat ruse në Ukrainë hezitonin të merrnin tanket e reja për shkak të gjendjes së tyre jo të mirë. AJo po ashtu tha se dislokimi i tankeve T-14, do të ishte një vendim me rrezik të lartë për Rusinë dhe nëse do të jetësohej, kjo do të bëhej kryesisht për qëllime propagande. “Tanket e prodhuara janë nuk janë shumë ndërsa komandantët me gjasë nuk i besojnë mjetit në luftë”, tha ushtria britanike. “me 11 vite në zhvillim, programi është shoqëruar me vonesa, reduktim të numrit të mjeteve të prodhuara dhe raporteve për probleme në prodhim”, tha inteligjenca britanike. Kremlini urdhëroi prodhimin e 2300 tankeve, në 2015-ën, por më pas shifra u reduktua në 2025. Në dhjetor 2021, agjencia e lajmeve Interfax raportonte se kompania shtetërore Rostec kishte nisur prodhimin e rreth 40 tankeve, që do të ishin të gatshëm për përdorim pas 2023-shit.

Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11