Top News – Armata amerikano-britanike në aksion/ Tregon forcën në Paqësor, aeroplanmbajtëse e avionë
22/07/2025 12:46

Një armatë gjigande amerikano-britanike ka pushtuar detin në kuadër tëstërvitjes Talisman Sabre. Aeroplanmbajtëse dhe avionë luftarakë po marrin pjesë në stërvitjet me zjarr të vërtetë në Australi, ku përfshihen 35 mijë trupa ushtarake nga 19 vende të ndryshme. Australiapriti kështu stërvitjen më të madhe në historinë e e saj, duke lëshuar raketa HIMARS, nga arsenali i saj, në ujërat pranë Kuinslendit. Ndërkohë, dy aeroplanmbajtëset amerikane e britanike, USS George Uashington dhe HMS Princi i Uellsit, ishin pjesë e lojërave masive të luftës. Britania e madhe, që angazhoi mbi 3 mijë trupa, përdori edhe luftanije të tjera në stërvitje. Flota shumëkombëshe u shoqërua edhe nga anije luftarake nga kanadaja, norvegjia dhe australia. Flota e madhe u shoqërua me operacione ajrore dhe manovra të përbashkëta tokësore që u zhvilluan në të gjithë Territorin Verior të Australisë. Talisman Sabre ka qenë një stërvitje e përbashkët e madhe, që zhvillohet cdo dy vjet, që kur u njoftua për herë të parë në vitin 2005, midis SHBA-së dhe Australisë. Këtë vit u bënë pjesë edhe dhjetëra vende të tjera, si Kanadaja, Fixhi, Franca, Gjermania, India, Japonia, Holanda dhe Koreja e Jugut. Stërvitjet u shtrinë nga Darëini në Brisbane, ndërsa aleatët u imponuan në të gjithë Indo-Paqësorin. Këto ujëra shpesh monitorohen nga afër nga anijet kineze të mbikëqyrjes. Pekini ka ndjekur me vigjilencë çdo stërvitje detare pranë bregdetit australian ndërkohë që është përpjekur rregullisht edhe të intimidojë perëndimin me stërvitjet e veta.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54