USS Winston Churchill, një destrojer i aramatosur deri në dhëmbë me raketa, i marinës amerikane, pjesë e grupit të sulmit të aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford, ka kaluar Ngushticën e Gjibraltarit. Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë u pa duke hyrë në Detin Mesdhe të premten, ku u dërgua nga Presidenti amerikan Donald Trump si pjesë e një grumbullimi masiv ushtarak në Lindjen e Mesme.