Top News – Arma e padukshme e aleatit të NATO-s / Britania e Madhe rrëzon tufat e dronëve me lazer
17/04/2025 14:44

Ushtarët britanikë kanë testuar me sukses një armë të re, me frekuenca radio, e projektuar për të kryer sulme ndaj një numri të madh dronësh, tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Bota ka parë ritmet e shpejta të zhvillimit të dronëve në luftën në Ukrainë, duke ndryshuar mënyrën se si ushtritë moderne do t’i luftojnë luftërat në vazhdim. Ndërsa teknologjia e dronëve përmirësohet, e njëjta gjë po ndodh edhe me sistemet dhe teknikat kundër dronëve të dizajnuara për të rrëzuar mjetet ajrore pa pilot. Taktikat e sulmit me tufa dronësh përfshijnë përdorimin e një numri të madh mjetesh të tilla kundër mbrojtjes. Pilotët e dronëve nuk janë mësuar ende me këtë lloj sulmi, por me gjasë teknika do të bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Inteligjenca britanike ka vlerësuar se Ukraina është përballur me më shumë se 18,000 dronë sulmues në vitin 2024. Raketat e shtrenjta të mbrojtjes ajrore nuk mund të mbrojnë vazhdimisht përballë sulmeve masive me dronë të lirë, që do të thotë se opsionet e tjera që janë më pak të kushtueshme janë gjithnjë më tërheqëse. Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ushtarët britanikë kishin përdorur një "armë të padukshme me valë radio" për të rrëzuar një mori dronësh për të parën herë. Është një lloj arme me energji të drejtuar, ku valët e radios me frekuencë të lartë bëjnë kërdinë në pjesët kritike të një droni, duke i bërë ata të mos funksionojnë ose të dalin nga kursi dhe të rrëzohen.

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39