Vatikani ka vënë arkitektin spanjoll Antoni Gaudi në rrugën e shenjtërimit duke njohur "virtytet e tij heroike". Gaudi, i cili është quajtur nga disa si "arkitekti i Zotit", është projektuesi i një prej vendeve më të famshme fetare dhe atraksioneve turistike të Spanjës, bazilikës së papërfunduar ende Sagrada Familia në Barcelonë.