Shfaqjen e arkëmortit në protestën e së shtunës, Kryeministri Edi Rama e vlerëson si prova më e pastër e kapjes peng të protestës së qytetarëve nga politikanë të vjetër e të rinj. Rama shmang emra kundërshtarësh politikë, apo partish, por mes rreshtash nënkupton Partinë Demokratike, Adriati Lapajn dhe Arlind Qorin. Në ndihmë të tyre, siç shkruan Rama, erdhën edhe shqiptarë nga Prishtina e Tetova, si përfaqësues të ‘diasporës’