Top News – Aritmetika për kodin/ 9 votat për ta kaluar në parlament
11/06/2020 12:25

Reforma u miratua me nje marrveshje mes PS-PD-LSI ne Keshillin Politik, por ajo qe ende mungon, eshte kompromisi me opoziten parlamentare per ta votuar reformen zgjedhore ne parlament. Kjo e fundit, ka kushtezuar voten e saj me listat e hapura dhe depolitizimin e administrates zgjedhore. Pas dy orësh takim me kryeministrin, opozita parlamentare nuk ka rënë dakord për të votuar marrëveshjen mes PS-PD-LSI të firmosur më 5 qershor në prani dhe të tre ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Kjo, në dukje e bën të vështirë situatën, por vetëm në dukje. 9 votat te cilat duhen, për të kaluar me 84 kodin zgjedhor, mund të gjenden lehtësisht mes 38 deputetëve të opozitës së re. Te pakten sinjalet e para , kane ardhur edhe publikisht nga Lefter Maliqi dhe deputetja e dale nga listat e LSI Zana Topi. Edhe kryetari i grupit te pavarur Nimet Musai, ka ka pranuar se eshte i hapur per te dhene voten e tij pro reformes zgjedhore. Pra nese mazhoranca qeverisese ka ne parlament 75 vota me 3 votat e siguruara tashme e cojne ne 78 numrin e votive pro kodit te ri zgjedhor. Ne keto kushte , mazhoranca duhet te binde edhe 6 deputete. Rama dje pas takimit, tha se “edhe Lulzim Basha mund të hynte në këtë proces dhe të negocionte me deputetët e opozitës parlamentare, dhe kjo per te, nuk do të ishte mëkat.” Kreu i grupit demokrat në parlament, Muslim Murrizi, në përfundim të mbledhjes me kryeministrin Edi Rama, tha se opozita e re, nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj. Ndërkohë, Murrizi la të kuptohej, se ka pasur përpjekje nga ana e opozitës jashtë parlamentare, për të “trafikuar votat”, siç ai i i quan për Reformën Zgjedhore. Precedente te tille kane ekzistuar edhe ne te shkuaren. Zgjedhja ne raundin e trete te Bamir Topit president ne vitin 2007 si kandidature e propozuar nga PD, beri qe 6 deputete te grupit parlamentar te PS, ne kohen e Fatos Nanos , te votonin pro tij. Nese kjo nuk ndodhte, vendi i udhehequr nga kryeminister Sali Berisha, rrezikonte te shkonte ne zgjedhje te parakohshme. Nje tjeter rast eshte edhe zgjedhja e Gramoz Rucit ne vitin 2017 ne cilesine e kryetarit te kuvendit. Nga grupi parlamentar I PD-se votuan pro zgjedhjes se tij tre deputete, edhe pse ne fakt kishte nje vendim per te mos miratuar kete candidature nga demokratet E thene kjo, a do te arrije mazhoranca, te siguroje 6 votat e munguara per kodin zgjedhor? Kryeministri Edi Rama, tha se nuk ishte gjetur kompromisi me opozitën e re duke siguruar se s’do të këtë zgjidhje aritmetike. Pritet te shikohet kur koha eshte ne favor te tij, sesi do te sigurohen votat dhe nga cilat lista deputetesh do te vijne .

Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18
Top Channel/ “Duhet rithemelim i dytë”, ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, propozon një foltore
09/08 15:05
Top Channel/ Rama nxjerr pamjet e reja: Qytetet shqiptare, si BE
08/08 19:30
Top Channel/ Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë
08/08 15:34
Top Channel/ Meta kërkoi lirinë.Gjyqtari shpall moskompetencën: Çështja të shqyrtohet nga Erjon Çela
08/08 15:02
Top Channel/ Rama publikon pamjet e aksionit: Çlirohen akset kombëtare
07/08 19:33
Top Channel/ Berisha: Zgjedhjet u blenë. Në fushatë u bënë prokurime prej gjysmë mld euro
07/08 15:14
Top Channel/ Zgjedhjet, Berisha si Basha! Përsëritet historia. Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha
06/08 19:34
Top Channel/ Berisha: Rama bleu votat. 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës
06/08 15:19
Top Channel/ Berisha flet për lobistët: Pyetini vetë. Ata janë kompani serioze
05/08 15:29
Top Channel/ “Burg për martesat me zor”, gafa e Berishës teksa lexon memen në konferecë
05/08 15:23
Top Channel/ Rama reagon për Kodin e ri Penal, u përgjigjet me ironi kritikëve: Mos ua ekspozoni…
04/08 19:40
Top Channel/Lobisti korrigjon letrat e Berishës! Kompania ndryshon letrën për DASH pas lajmit në TCH
04/08 19:38
Top Channel/ Mbyllet hetimi për Ilir Metën, i komunikohen akuzat, për lobimet, CEZ-DIA dhe pasuritë
04/08 15:12
Top Channel/ Berisha lajmëron nismën e opozitës në Parlamentin e ri: Do përfshijë edhe Altin Dumanin
04/08 15:11