Gjykata e Romës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për argjentinasin Calderon Raul Esteban, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Rebibbia, pasi në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet si përgjegjës për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, në një park më 7 gusht 2019. Pisticelli u qëllua me armë zjarri, dhe gjeti vdekjen prej hemorragjisë. Ai u qëllua me një pistoletë të kalibrit 9, siç u provua nga ekspertiza. Vrasja e tij erdhi si pasojë e një përplasje mes bandash. Ndalimi i Calderon Raul Esteban, për vrasje dhe armëmbajtje pa leje u bë me kërkesë të prokurorit, për vrasjen e Fabrizio Piscitielli, i njohur si “Diabolik”, krim i ndodhur në 7 gusht 2019. Fabrizio Piscitielli është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe kreu i një grupi tifozësh të ekipit të futbollit të Lazio, të njohur si “Diabolik”.