Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë prezantuesja përmes një postimi në llogarinë e saj në `Instagram’ shihet duke mbajtur vogëlushen e porsalindur në krahë ndërsa shkruan fjalët më të ëmbla për të. Arbana Osmani gjithashtu ka zbuluar se të bijën e ka pagëzuar me emrin Zoi, dhe ka publikuar foton e parë me vajzën teksa thotë se ëndrra e saj është bërë realitet. Ajo duket shumë e lumtur që familjes së saj iu shtua një anëtare e re.