Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do të vizitojë Pekinin dhe do të takohet me homologun e tij, Ëang Yi, ndërsa lufta vazhdon dhe pasojat ekonomike globale po bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ministrat, të cilët u takuan për herë të fundit në korrik, do të zhvillojnë bisedime të mërkurën në kryeqytet, tha Ministria e Jashtme e Kinës, ndërsa Pekini kërkon të luajë rolin e ndërmjetësit për t'i dhënë fund luftës shkatërruese SHBA-Izrael kundër Iranit. Dy homologët morën pjesë gjithashtu në samitin anti-perëndimor në kryeqytetin Indian gjatë fundjavës dhe u panë duke zhvilluar një bisedë të shkurtër. Kina është një ndër importuesit më të mëdhenjë të naftës iraniane dhe të Lindjes së Mesme, ndaj ekonomia e saj mund të pësojë presion nga konflikti i shkaktuar nga bllokada e Hormuzit nga Teherani dhe rrethimi detar amerikan ndaj Iranit.