Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja për bashkëpunimin bërthamor civil me Arabinë Saudite do të hyjë në fuqi vetëm nëse Riadi i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit dhe njeh zyrtarisht Shtetin e Izraelit. Në një postim në Truth Social, Trump theksoi se marrëveshja ka karakter ekskluzivisht paqësor dhe nuk parashikon pasurimin e uraniumit. Deklarata vjen mes shqetësimeve të ekspertëve se një marrëveshje e tillë mund të rrisë rrezikun e përhapjes së teknologjisë bërthamore në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite ka përsëritur më herët se nuk do ta njohë Izraelin pa krijimin e një shteti palestinez.