Top News – Arabia Saudite ‘fiton’ F35-at e SHBA-së / 24 miliardë dollarë ujdi, Trump miraton shitjen
18/09/2026 12:19

Administrata Trump njoftoi të enjten se ka miratuar një shitje të mundshme shumë-miliarda dollarëshe të avionëve luftarakë F-35 te Arabia Saudite, duke forcuar kapacitetet ushtarake të aleatit të saj në Gjirin Persik në mes të kërcënimit të një lufte në zgjerim e sipër në Lindjen e Mesme. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi propozimin për shitjen e avionëve luftarakë "Lightning II Joint Strike Fighter" dhe pajisjeve përkatëse, me një vlerë prej 24.3 miliardë dollarësh, sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit të enjten. Arabia Saudite kërkoi të blinte 48 avionë luftarakë me aftësi konvencionale ngritjeje dhe uljeje, si dhe 49 motorë Pratt & Ëhitney F135-PË-100, thuhej në deklaratë. "Kjo shitje e propozuar do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke përmirësuar sigurinë e një aleati të rëndësishëm jashtë NATO-s, i cili është një forcë për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në rajonin e Gjirit," shtoi departamenti. Nëse prodhimi dhe dorëzimi finalizohen, Arabia Saudite do të bëhej vendi i dytë në Lindjen e Mesme që përdor avionët luftarakë të avancuar të teknologjisë "stealth" (të padukshëm për radarët), pas Izraelit – duke ndryshuar potencialisht ekuilibrin e fuqisë ushtarake në rajon, një pretendim që qeveria amerikane e mohon. Sipas politikës amerikane, Uashingtoni është i detyruar të sigurojë që Izraeli të ruajë një "epërsi ushtarake cilësore", duke garantuar praktikisht se ai merr armë amerikane më të avancuara sesa shtetet e tjera arabe të rajonit. Arabia Saudite ka kohë që shfaq interes për avionin luftarak të Lockheed Martin, duke i bërë një kërkesë të drejtpërdrejtë për këta avionë Presidentit Donald Trump në fillim të vitit 2025. SHBA ka miratuar ndërkohë një paketë armatimesh me vlerë afro 142 miliardë dollarë për mbretërinë; një marrëveshje që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si "marrëveshjen më të madhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes" në historinë e saj.

Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33