Arabia Saudite mund të ndërmarrë “veprime ushtarake” kundër Iranit pasi Teherani intensifikoi sulmet e tij ndaj vendit, tha dje për CNN Ministri i Jashtëm, Princi Faisal bin Farhan Al Saud. Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi me ministrat e jashtëm rajonalë në kryeqytetin saudit të Riadit, ai i tha gazetarit të CNN, Nic Robertson, se udhëheqja saudite do të kundërpërgjigjet ndaj Iranit "nëse konsiderohet e nevojshme". "Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë vendin dhe burimet tona ekonomike", tha ai. Ministri i jashtëm akuzoi Iranin për sulm ndaj "jetesës së sauditëve të zakonshëm" pasi kreu një numër sulmesh ndaj infrastrukturës së naftës dhe gazit dhe shprehu zhgënjim për vendimin e Teheranit për ta bërë këtë. Al Saud kritikoi gjithashtu vendimin e Iranit për të braktisur diplomacinë. «Nuk beson në bisedime me fqinjët e saj. Përpiqet t’i bëjë presion fqinjëve të saj. Dhe ajo që mund të them kategorikisht është se kjo nuk do të funksionojë. Mbretëria nuk do t’i nënshtrohet presionit. Dhe përkundrazi, ky presion do të kthehet kundër”, tha ai.