Arabia Saudite I ka ardhur në ndihmë Ankarasë pas tërmeteve shkatërruese dhe do të depozitojë pesë miliardë dollarë në Bankën Qendrore të Turqisë përmes Fondit Saudit për Zhvillim (SFD), pas një marrëveshjeje përkatëse të arritur me palën turke. Rezervat valutore të Turqisë humbën rreth 8.5 miliardë dollarë pas tërmetit të madh që goditi rajonet jugore të vendit në fillim të shkurtit.