Arabia Saudite, e cila është akuzuar nga Lindja e Mesme se është shndërruar në një vasal të SHBA, e ka treguar edhe këtë herë besnikërinë ndaj kësaj superfuqie. Teksa përgëzoi bisedën telefonike mes Putin e Trump, bisedë që sipas medieve ndërkombëtare zgjati rreth 90 minuta, shpreh gatishmërinë për të pritur një takim mes dy liderve në Riad.