Policia rrugore e Vlorës dhe ajo e Kukësit, kanë bërë bilancin javor të arrestimeve dhe ndëshkimeve të drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Në harkun kohorë të një jave rrugorët e Kukësit kanë pezulluar 3 leje drejtimi, kanë bllokuar 4 automejte të cilët kishin mungesë dokuementacioni si dhe kanë pezulluar 10 leje qarkullimi, pasi drejtuesit e mjeteve kishin masa administrative të pashlyera.