Top News – ‘Aq shumë para sa i hidhja në plehra!’ Pohimi shokues i italianit të ‘Qatargate’
09/03/2023 15:57

Pasi zgjidhi gojën në këmbim të një dënimi të reduktuar, Antonio Panzeri, ka zbuluar sekretet e të ashtuquajturit Qatargate, madje edhe ata më shokues. Një vit në burg në vend të pesë viteve, kanë bërë që ish eurodeputeti i partisë demokratike në itali, të zbulojë gjithcka, e madje edhe mënyrën se si i përdorte paratë e shumta që përfundonin në xhepat e tij. “Kisha aq shumë para – i ka thënë ai hetuesve belgë gjatë seancave të marrjes në pyetje, sa që nuk dija cfarë të bëja me to. Ndonjëherë ndodhte që i hidhja paratë në koshin e mbeturinave”. Politikani i krahut të majtë, u kap me një valixhe plot me kartmonedha, rezultat i ryshfeteve të marra nga Maroku, Katari dhe Mauritania, është tani një libër i hapur. Panzeri thotë se nuk dinte ku ti mbante paratë dhe cfarë të bënte me to. Televizioni publik gjerman ka zbuluar dëshmitë e tij. Rrjedha e karmonedhave nisi sipas rrëfimeve që në 2014-ën, por thasët me para nisën të mbërrinin vetëm vitin e kaluar. Panzeri dhe asistenti i tij Francesco Giorgi, partner i ish zëvendëspresidentes së parlamentit evropian, Eva Kaili, kishin hyrë në marrëveshje të paligjshme me marokun dhe mauritaninë; para për vota pro në BE. Por rregullat e lojës ndryshuan ndjeshëm me Katarin. Bashkimi me vendin në gadishullin arabik, i solli panzerit dhe Giorgit një milionë euro secilit për vitin 2018 dhe 2019. Shumë para, të cilat ishte e vështirë edhe të fshiheshin. Një sasi madje aq e rrezikshme sa që panzeri hidhte në kosh paratë që i tepronin.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55