Një ndërprerje masive e IT-je, ka shkaktuar kaos udhëtimesh në të gjithë botën, me shumë fluturime të bllokuara, radhë të gjata dhe vonesa në aeroporte. Disa aeroporte dhe linja ajrore kanë raportuar probleme me sistemet e tyre IT. Aeroporti i Berlinit postoi në X, se po përjeton vonesa në check-in për shkak të një "defekti teknik" dhe në Spanjë, një "incident" është raportuar në të gjitha aeroportet e vendit.