Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe për momentin thotë se nuk do të paragjykojë se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve. Këtë e ka thënë në Bruksel Ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së.